English

Mësimi i madh i 11 Shtatorit

Mësimi i madh i 11 Shtatorit ka të bëjë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Ata nuk duhet të harrojnë këshillën e dhënë gjysmë shekulli më parë të Eisenhowerit: të mos hidhemi në luftëra pushtimi dhe t’i jepet prioritet ekonomisë. Nga Joseph S. Nye Atentati i 11 Shtatorit ka shenjuar thellë opinionin publik si në Shtetet e Bashkuara, ashtu dhe në pjesën tjetër të botës. Çfarë mësimesh mund të nxjerrim 10 vjet më pas? Çdokush nga ne, që merr avionin apo viziton ndërtesën me zyra në Washington, mund të vërë re se sa shumë ka ndryshuar nocioni i sigurisë në Shtetet e Bashkuara. Nëse shqetësohemi për terrorizmin dhe nëse shtrëngimet e bëra për emigracionin janë më të forta, tashmë histeria e periudhës së mëpastajme thuajse është zhdukur.

Krijimi i institucioneve, si Departamenti i Sigurisë Territoriale dhe mënyrat e përsosura që përdoren nga qendra e luftës antiterrorizmit nuk e kanë transformuar qeverinë dhe për pjesën më të madhe të qytetarëve të Shteteve të Bashkuara, liritë individuale janë prekur shumë pak. Nuk ka pasur më asnjë sulm të atyre përmasave brenda territorit të SHBA’ve dhe jeta e përditshme ka rifilluar. Megjithatë nuk duhen lënë pas dorë pasojat e lëna nga 11 Shtatori. Në kohën tonë të informacionit global, përforcimi i aktorëve joshtetërorë përbën një nga zhvillimet më të mëdha përsa i përket pushtetit. Al-Qaada sigurisht që vrau më shumë amerikanë në 11 Shtator, sesa japonezët në sulmin e Pearl Harbor’it në vitin 1941.

Dy asimetri ishin në favor të Al-Qaeda-s, më 11 Shtator. Si fillim, asimetria e informacionit. Terroristët ishin të informuar mirë lidhur me ata që do të godisnin, ndërkohë që, para 11 Shtatorit, Shtetet e Bashkuara kishin shumë pak informacion për ta dhe për identitetet e tyre, apo për gjetjen e vendndodhjes së terroristëve. Disa raporte zyrtare i kishin parashikuar pasojat, por konkluzionet e tyre nuk u shfrytëzuan.

Së dyti, kishte një asimetri përsa i përket kapaciteteve të vëmendjes që i kushtohej disa çështjeve. Numri i madh i të interesuarve dhe objektivave, sjell jo pak herë lënie mënjanë të atyre që quhen aktorë të vegjël, ndërsa këta të fundit mund ta fokalizonin më shpejt vëmendjen e tyre. Shërbimet sekrete amerikane kishin mbledhur një numër të madh informacioni mbi Al-Qaedan, por ajo ishte shpërndarë mes shumë agjencive dhe nuk mundën që të trajtoheshin në mënyrë koherente.

Megjithatë, eliminimi i drejtuesve kryesorë të Al-Qaedas, përforcimi i shërbimeve të inteligjencës amerikane, një kontroll më i rreptë në kufi dhe një bashkëpunim më i mirë mes FBI’së dhe CIA’s e kanë përmirësuar sigurinë në Shtetet e Bashkuara.

Por mësimet më të mëdha të 11 Shtatorit kanë lidhje me peshën e fjalës dhe të argumentit, po kështu dhe me pushtetin e influencës, në erën e informacionit. Tradicionalisht, analistët supozonin se fitorja shkonte në anën e atij që kishte ushtrinë më të mirë apo në anën e superfuqisë që sulmonte. Por tani fitorja varet nga kapaciteti bindës. Aktorët e vegjël nuk mund të konkurrojnë të mëdhenjtë përsa i përket fuqisë ushtarake, por ata mund të imponohen në skenën ndërkombëtare nga dhuna dhe mund të krijojnë një diskutim që prek pushtetin e influencës të personave që kërkon të sulmojë. Bin Laden ishte një ekspert në këtë fushë. Ai mund të dëmtonte SHBA-në sa herë të donte, por ai u përpoq që të vihej në qendër të problemeve ndërkombëtare për gati 10 vjet. Dhe meqë nuk u veprua që në fillim kundër tij, atëherë SHBA’të paguan një çmim shumë herë më të lartë.

Presidenti Bush bëri një gabim taktik duke deklaruar “luftën botërore kundër terrorizmit”. Do të ishte më mirë që ai të sulmonte Al-Qaedan, e cila i kishte shpallur luftë SHBA’ve. “Lufta botërore kundër terrorizmit” shërbeu për të justifikuar një sërë veprimesh, sigurisht lufta e kushtueshme dhe e nisur keq në Irak, e cila dëmtoi shumë imazhin e Amerikës. Po kështu shumë myslimanë besuan se ishte një luftë kundër islamit, gjë e cila nuk ishte në qëllimet e SHBA’ve, por i përgjigjej më së miri asaj që donte Bin Ladeni: të dëmtonte imazhin e SHBA’ve në vendet më të rëndësishme myslimane.

Deri në masën kur 1000 miliard dollarë, që kushtoi lufta, shumë kjo që ka kontribuuar në deficitin buxhetor që ka prekur SHBA’të sot, Bin Ladeni mundi që të dëmtonte edhe superfuqinë ushtarake. Çmimi real i 11 Shtatorit ndoshta mund të jetë ai i një gabimi strategjik. Përgjatë pjesës më e madhe të 10 vjeçarit të parë të këtij shekulli, teksa qendra e gravitetit lëvizte dalëngadalë drejt Azisë, ata përkujdeseshin më shumë për një luftë që ata kishin zgjedhur të bënin në lindjen e mesme.

11 Shtatori tregon se nëse superfuqia ushtarake është e rëndësishme për të luftuar terrorizmin, forca e ideve e fjalëve dhe legjitimiteti i tyre janë gjërat më të rëndësishme për të fituar mendjen dhe zemrën e pjesës më të madhe të myslimanëve, të cilët Al-Qaeda do të donte t’i rekrutonte. Një strategji e bazuar në pushtetin e “intelligence”, “smart power”, pushteti i influencës.

Por mësimi i madh i 11 Shtatorit ka të bëjë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Ata nuk duhet të harrojnë këshillën e dhënë gjysmë shekulli më parë të Eisenhowerit: të mos hidhemi në luftëra pushtimi dhe t’i jepet prioritet ekonomisë. * “The Daily Star”, autori ishte Zv/Sekretar amerikan i Mbrojtjes gjatë presidencës së Clinton

KOMENTE