Bari, 14 shtator, NOA - Mijëra njerëz të dëshpëruar që e kishin mbushur anijen si me sardele, nga Vlora iu afrua portit të Barit. Një imazh, i cili ka bërë histori, tashmë ka bërë xhiron rreth botës falë fiksimit të tij përmes aparatit fotografik të një fotoreporteri italian, Luca Turi.
Tashmë, pas plot 20 vitesh, ai ka patur dëshirën që t’i ekspozojë ato imazhe të rralla fytyrash me lot, buzëqeshje, gëzim dhe shpresë shqiptarësh të cilët ikën nga Shqipëria 20 vjet më parë.
Bëhet fjalë për një ekspozitë të veçantë të hapur në Bari të Italisë, e cila ka hedhur dritë mbi imazhet e 20.000 emigrantëve që vinin nga bregdeti shqiptar i Vlorës, drejt atij italian të Barit, me anije mallrash, duke arritur në orën 10:30 më 8 gusht 1991.
Gjithçka u zhvillua nën kujdesin e Komitetit të Kulturës së bashksië të Barit dhe u ekspozua në hollin e teatrit “Petruzzelli”.
Ishin plot pesëdhjetë panele në ngjyra dhe bardhë e zi, që të gjitha me sloganin “Të mos harrojmë", në përkujtim të eksodit shqiptar të para 20 viteve drejt brigjeve italiane. "Të mos harrojmë, - tha kryetari i bordit Philip Melchior – se atëherë pati edhe shumë viktima”.
n.e/NOA