English

Parashikimi i motit për 15 shtator 2011

Tiranë, 14 shtator, NOA -Sipas MeteoAlb, gjatë ditës së nesërme (15 shtator), pjesa më e madhe e territorit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta dhe kalimtare, ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira, më të dendura në ekstremin verior, të cilat do të gjenerojnë shira të dobët. Pjesa e dyte e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në bregdet dhe zonën e ulët, por të pranishme herë pas here do të jenë edhe vranësirat e lehta, ndërsa në zonat malore Verilindore - Juglindore do të ketë vranësira dhe shira të izoluar. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Përsa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë renie në vlerat e mëngjesit, krahësuar me ditën e djeshme, por edhe mesdita do të sjellë një renie të lehtë të tyre në të gjithë vendin. Era do të fryje e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim 2 ballë. Europa Nesër, Europa veriore dhe veriperëndimore do të dominohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe shirat me intensitet të lartë do të jenë dominuese. Më problematike situata do të jete në ishujt Britanikë dhe Vendet Nordike. Shira të dendur do të bien edhe në verilindje të kontinentit, kryesisht në Rusi. Ndërsa Europa Jugore, Juglindore si edhe Pellgu i Mesdheut do të mbeten me kushte të qëndrueshme të motit, pasi kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominuese në këto rajone. Ngjarje ekstreme në Europë: Ishujt Britanike rrezikojnë shira intensive, stuhi të forta ere. Rusia alarmon shira intensivë dhe stuhi me rrufe, ndërsa Gadishulli Skandinav do të mbetet me shira të dendur. a.k/NOA

KOMENTE