Tiranë, 14 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 14 shtator 2011.
Gazeta “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Skandali i kromit hapet në Kuvend”. Argumente të tjerë të faqes së parë: “ODIHR hartuesi i Kodit të ri Zgjedhor. Stonestreet takime në Tiranë. Berisha: Të ndryshohet KQZ”; “BB: Shqipëria korrupsioni më i lartë në Ballkan”; “Avokati kërcënon gjyqtarin: Do përfundosh si Konomi”; “Tirana pa ujë disa zona mungesë furnizimi dy javë”; “Hedh foshnjen tenton vetëflijimin”.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës: “Banka Botërore. Pensionet, 3 variantet për rritjen e moshës”. Në vijim të faqes së parë veçojmë: “Afera, zbulohet shkresa e AKEP: Shkeljet në kontratën e Olldashit për monopolin e internetit”; “Prokuroria merr nën hetim policët, nuk i dhanë ndihmë gjyqtarit”; “Kuvend, Rezoluta për Integrimin, PS refuzon ftesën e Berishës”; “Mori letra anonime për tradhti, burri vret gruan me sqepar në Tiranë”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Berisha, integrimi: PS të faktojë votimin e reformave”. Tituj të tjerë të faqes së parë: “Gramoz Ruçi: S’votojmë kushtet e BE pa u plotësuar kushtet e Ramës”; “Fakulteti ekonomik, publikohen emrat e 1250 fituesve në 4 degë”; “Vlorë: Hedh beben, tenton flijimin, flasin psikologët”; “Vret gruan e parë se i prishte lulet të dytës”.
Gazeta “MAPO” ka si argument kryesor: “Ekzekutimi i Konomit. Zbulohet dokumenti fals për pronat, ja përplasja me rivalët”. Në vijim të faqes së parë veçojmë titujt: “Majko: Telefonata ime me Ramën për kabllogramet e Wikileaks”; “Tmerr në Vlorë, nëna hedh nga ballkoni djalin e mitur”; “Kompromis Ruçi-Patozi: shtyhet ligji për Gjykatën Administrative”; “Konferenca. Korrupsioni i pronave: BB kritika qeverisë”; “Editorial nga Alfred Lela: Sheshi Skënderbej si ç’tensionim i Tiranës”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Kërcënohet gjyqtari. Hiq dorë do përfundosh si Skerdi Konomi”. Tituj të tjerë të gazetës: “Braçe: Deputetët e PS në grup rrinë si të nderur në kapse”; “Ermal Mamaqi: Viti i ardhshëm do të sjellë fëmijën tonë të parë”; “Italianët: Porti i Vlorës: Olldashi s’na jep të dhënat për tenderin”; “Hedh foshnjën dhe veten, shoqërphet bashkëshorti”, “Zogu , mori 183 kg ar, në Kërrabë u vodhën 280 kg”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA