English

Përfundon greva e doganierëve grekë

E mërkurë, 14 shtator 2011, NOA – Ashtu siç ishte paralajmëruar greva 48 orëshe e doganierëve grekë ka përfunduar dhe prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ka nisur normalisht puna në të gjitha pikat kufitare me shtetin helen. Ndërsa në dy ditët e mëparshme në pikat kufitare me Greqinë, në Kakavijë, “Tre Urat', Çarshovë dhe Sopik që mbulohen nga qarku i Gjirokastrës lejohej vetëm përpunimi i këmbësorëve, mëngjesin e sotëm nisi edhe kalimi i automjeteve. Doganierët grekë janë rikthyer në punë pas dy ditësh grevë të ndërmarrë për të kundërshtuar masat shtrënguese ndaj tyre që ka marrë qeveria greke në kuadër të planit të masave të kursimit për të dalë nga kriza e thellë financiare që ka kapur shtetin helen. mit/NOA

KOMENTE