English

Policia e Tiranës arreston dy të shumëkërkuar

Tiranë, 14 shtator 2011, NOA - Shërbimet e Seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit, kanë arrestuar dje shtetasin e shpallur në kërkim: Vilson Qazim Luca, vjec 36, banues në Tiranë. Luca, sipas policisë është i dyshuar dhe i implikuar në vrasjen me dashje mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve Arjan Imeraj dhe Eduart Sokoli, ngjarje e ndodhur më datë 05.08.2011 në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”. Po dje, ora 11.00, nga shërbimet e Seksionit të kërkimit, u bë kapja e shtetasit në kërkim. Adriatik Hamza Kasa, vjec 32, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni”. a.q/NOA

KOMENTE