English

Qeveria paguan shpenzimet e kurimit për Musa Ulqinin

Tiranë, 14 shtator 2011 NOA – Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave vendosi sot të mbështesë kurimin e ish deputetit të Partisë Socialiste, Musa Ulqini. Kryeministri në mbledhjen e sotme të qeverisë tha se “ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2011, në zërin “mallra dhe shërbime”, i shtohet fondi prej një milion e dyqind mijë lekësh, për përballimin e shpenzimeve të kurimit të z. Musa Ulqini. Berisha tha se ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit. Vendimi kërkon që pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave për shërbimin e ofruar, kurse ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi i cili hyn në fuqi menjëherë. Po sot qeveria vendosi të japë 3 milionë lekë për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të kurimit të Valentina Londo. Edhe ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. e.t/NOA

KOMENTE