English

Sekuestrohen afro 130 kg drogë, arrestohet poseduesi grek

E mërkurë, 14 shtator 2011, NOA – Sekuestrohen afro 130 kg drogë në një fshat pranë kufirit shqiptaro-grek. Burime nga policia e kufitare e Gjirokastrës bën me dije se drogën e transportonte në makinë një shtetas grek tashmë i arrestuar. Sipas policisë sasia e drogës prej 128.2 kg u sekuestrua në makinën e shtetasit grek gjatë kohës kur ky i fundit po udhëtonte në fshatin Spajadh në kufi me shtetin helen. Policia e Gjirokastrës vijon hetimin për zbulimin e bashkëpunëtorëve të shtetasit grek, ndaj të cilit rëndon akuza për prodhim dhe shitje narkotikës. mit/NOA

KOMENTE