English

Serbia harton masat për doganat në veri

Beograd, 14 shtator 2011, NOA - Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot pas takimit me presidentin Boris Tadiç, se janë hartuar një sërë masash që duhet të ndërmerren, për të shmangur pasojat e rënda dhe zgjidhjet e imponuara dhunshëm në Kosovë. Mediat në Serbi njoftojnë se ministri i Brendshëm serb ka thënë se gabimisht pretendohet se Serbia është e gatshme të bëjë çmos për të fituar kandidaturën për anëtarësim në BE dhe se tani është momenti më i përshtatshëm për të ushtruar trysni mbi të, në mënyrë që të pranohet pavarësia e Kosovës. “Një raport i këtillë karshi Serbisë është i gabueshëm dhe i padrejtë. Hapat e njëanshëm në ndërlidhje me veriun e Kosovës mund të nxisin pasoja të rënda dhe konflikt në rajon”, ka thënë Daçiç. a.q/NOA

KOMENTE