Los Anxheles, 14 shtator 2011, NOA – Çlirohen rrugët e Hollivudit në zemër të Los Anxhelesit pas një alarmi fals për bombë. Alarmi i policisë së Los Angelesit u provokua pasi pranë Teatrit Kodak ku organizohet ceremonia e përvitshme e ndarjes së çmimeve Oskar ishte parkuar në mënyrë të dyshimtë një kamion mallrash. Autoritetet bënë me dije se alarmin e provokoi një kuti e madhe pajisjesh e vendosur në kamion. Pas evakuimit të zonës një skuadër anti-eksploziv ndërhyri në vendngjarje dhe pas kontrollit të imtësishëm rezultoi se nuk kishte asnjë rrezik për bombë. mit/NOA