English

Shqipëri – Gjermani, vlerësohen marrëdhëniet diplomatike

Tiranë, 14 shtator 2011, NOA - Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto u takua sot me z. Gernot Erler, zv.Kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate në Bundestagun gjerman, i shoqëruar nga një grup deputetësh të kësaj partie. Ministri Haxhinasto theksoi se Qeveria Shqiptare është e angazhuar për kryerjen e reformave të rëndësishme për vendin dhe veçanërisht për përmbushjen e 12 rekomandimeve të Komisionit Europian, duke shtuar se duhet një pakt i vërtetë kombëtar për integrimin e vendit. Ai i njohu politikanët gjermanë me progresin që ka bërë Shqipëria vitet e fundit në shumë apekte, siç janë, rritja ekonomike, investimet publike, zhvillimet në infrastrukturë, roli konstruktiv të diplomacisë shqiptare në rajon dhe më gjerë etj. Nga ana e tij, deputeti gjerman Erler, shprehu vlerësimin e tij për progresin e shënuar nga vendi ynë, vlerësoi futjen e opozitës në parlament dhe theksoi se nga Shqipëria pritet zbatimi konkret i 12 rekomandimeve të BE-së. Ai vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon. a.q/NOA

KOMENTE