English

Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike me Principatën e Monakos

Tiranë, 14 shtator 2011 NOA – Tirana zyrtare vendos të lidhë marrëdhënie diplomatike me Pricipatën e Monakos. Propozimi është bërë nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto dhe u miratua sot pa vota kundër nga Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e radhës. Qeveria konfirmoi se vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Principatës së Monakos dhe shtoi se ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi i cili hyn në fuqi menjëherë. e.t/NOA

KOMENTE