English

“Shtatori” fut në sitë makinat, konfiskohen disa të vjedhura

Gjatë operacionit “Shtatori”kontrollohen 101 vetura, shtatë prej tyre konfiskohen Prishtinë, 14 shtator 2011 NOA - Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në vazhdën e luftës kundër kriminalitetit të organizuar dhe krimeve të tjera, në bashkëpunim me njësitë rajonale të autokrimeve dhe njësitë tjera përkatëse, ka realizuar operacionin në bazë të planit operativ “Shtatori”. Operacioni është ndërmarrë në tri qytetet e mëdha të Kosovës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Ky operacion kishte për qëllim kërkimin e veturave të vjedhura të falsifikuara por edhe atyre që nuk i kanë plotësuar obligimet ligjore ndaj shtetit të Kosovës. Konfirmohet se operacioni është zhvilluar në rajonin e Prizrenit,më 10.09.2011 operacioni ka vazhduar në rajonin Pejës, dhe më 12.09.2011 operacioni është zhvilluar në rajonin Prishtinës Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 101 vetura të ndryshme, prej tyre janë konfiskuar shtatë vetura, katër vetura janë dërguar në dogana të Kosovës për procedura të mëtejme. Ndërsa tri janë të dyshuara si të falsifikuara dhe hetimet rajonale përkatëse, do të merren me procedim gjyqësor. Gjithashtu gjatë këtij operacioni është konfiskuar edhe një armë automatike e tipit AK 47 dhe 13 fishekë. e.t/NOA

KOMENTE