English

Tahiri: Nga dialogu rezultate për afrimin e Kosovës me BE-në

Prishtinë, 14 shtator 2011, NOA- Edita Tahiri, zëvendëskryeministrja e Kosovës, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff. Gjatë këtij takimi fokusi kryesor i bisedës u përqendrua në perspektiven europiane të Kosovës, si dhe në procesin e dialogut me Serbinë. Gjatë fjalës së saj, zëvendëskryeministrja Tahiri tha se Kosova ka qenë shumë konstruktive që nga fillimi i dialogut teknik në Bruksel, si dhe është e përkushtuar në zbatimin e marrëveshjeve në të mirë të qytetarëve. Në këtë kuadër ajo shtoi se, Kosova pret që nga ky dialog të dalin rezultate për afrimin Kosovës më BE-në, si dhe realizimin e marrëdhënieve kontraktuare me BE-në. Ndërsa nga ana e tij, ambasadori Cliff, shprehu përkrahje për planin për implementimit të marrëveshjes për tregtinë e lirë nga ana e Qeverise së Kosovës si dhe mbështeti funksionalizimin e pikave doganore 1 dhe 31 të paralajmëruar nga ana e Qeverisë se Kosovës për datën 16 shtator. Në përfundim të takimit të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se duhet të këtë një angazhim me të madh edhe të faktorit ndërkombëtar që të ndihmoj në zbatimin e këtyre pesë marrëveshjeve që janë arritur deri më tani. a.y/NOA

KOMENTE