Durrës, 14 shtator 2011, NOA- Një i ri nga qyteti i Durrësit përfundoi në prangat e policisë pas tentativës së tij për ti vënë zjarrin një reparti rrobaqepësie në lagjen 14 të këtij qyteti. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se autor i kësaj ngjarje është një 19 vjeçar me iniciale F.V, i cili për arsye ende të pasqaruara është kapur teksa ka qenë duke i vënë zjarrin ambienteve të rrobaqepsisë. Pas kësaj, uniformat blu bënë të mundur arrestimin e të riut, ndërsa ndaj tij nisën hetimet për veprën penale të shkatërrimit të pronës me zjarr. a.y/NOA