English

Testi i shijimit si të zgjedhësh: Mexican Coke apo American Coke?

E mërkurë, 14 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Nëse ka diçka të mirë Amerika është fakti se i sjell gjërat në mënyrë të zgjuar dhe të kompletuara si nga ana psikologjike, nga mënyra e manipulimit dhe bindjes së njerëzve duke e bërë një produkt me të vërtetë të veçantë dhe duke e shitur atë me çmimin përkatës. Bëhet fjalë për duelin Mexican Coke dhe Amerikan Coke dhe thuhet se ko pije ka krijuar superioritetin e saj mbi Coca Cola-n amerikane. Si mund të mos jetë më e mirë? Sheqer i vërtetë në vend të shurupit të misrit, shishe qelqi në vend të atyre alumini dhe plastike. Vetëm pamja e parë e saj të jep një ndjesi freskie në raport me Coca Cola-n e vjetër. Por këtu ka diçka, pasi më shumë se një herë në të kaluarën është zbuluar se truri ka një efekt të jashtëzakonshëm për pikasjen e shijeve të këqija. A është e vërtetë që kulti i Mexican Coke, po bëhet i fuqishëm dhe a është e vërtetë që Mexican Coke shijon vërtetë mirë, ky fakt është zbuluar nëpërmjet një testimi. Ajo që do zbulohet e para është diferenca mes Coca Cola-s së vjetër dhe asaj Meksikane.

Mexican Coke përmban: Ujë të karbonizuar, sheqer, karamele ne ngjyra, lule natyrale, acid fosforik dhe kafeinë. American Coke përmban: ujë të karbonizuar, shurup misri, karamele me ngjyra, acid fosforik, lule natyrale dhe kafeinë. Për qëllimet e testit janë ngritur disa kritere më parë: Mexican Coke do të jetë në shishe, American Coke do të jetë në kanaçe. Paketimet amerikane do të jenë plastike dhe alumini e cila është më e errët dhe duron më gjatë në raft dhe ka shijen me të cilën është shërbyer gjithë kohës. Të gjitha Coca Cola-t duhet të shërbehen të ftohta. Shishet dhe kanaçet duhet të ruhen në frigorifer dhe më pas duhet të vendosen në ujë me akull një orë para provës. Të gjitha Coca Cola-t duhet të jenë sa më të freskëta të jetë e mundur. Sipas kryesueses së studimit Annette, Coca Cola-t e konservuara në shishet meksikane prej qelqi kanë një afat prej 9 muajsh, ndërsa shishet plastike kanë një afat prej 10 javësh pasi më pas fillojnë disa flluska. Është arritur të gjenden raste të Mexican Coke dhe American Coke me data skadimi njëra pas tjetrës në prillin e kaluar por pavarësisht kësaj ato ishin në qarkullim.

Ja çfarë është testuar në raundin e parë: Të gjitha testet janë kryer tërësisht të verbra, pasi shijuesit nuk e dinin se çfarë kishte brenda. Testerat u sollën në të njëjtën kohë dhe nuk u diskuta përgjigja me askënd deri sa përgjigjet u mblidhën të gjitha. Për çdo shijues, testet u morrin në mënyrë krejt të rastësishme, si në rendin e shijimit edhe në atë të mostrës, duke u hapur shishe dhe kanaçe për çdo shijues. Në rastet kur është dashur që lëngu të hidhet nga një enë në tjetrën, u tregua kujdes maksimal që të mos humbnin karbohidratet. Shijuesve iu kërkua që të marrin dhe të veçojnë të preferuarën e tyre. Përhapja e rezultateve të marra nga ky test fillestar ishte i habitshëm dhe përgjigja kishte një gjë të sigurt: Ka një dallim specifik mes Mexican Coke dhe American Coke, pavarësisht përpjekjeve të kompanisë Coca- Cola për të bindur ndryshe. Kështu që zgjidh atë që të pëlqen, ndonëse Amerika mbretëron aktualisht për shijen e Coca Colës me lule natyrale. Por duke parë më me vëmendje vihet re se gjysma e shijuesve nuk kanë vënë re ndonjë diferencë në shije mes asaj amerikane dhe asaj meksikane, ndërsa gjysma tjetër njëzëri zgjodhën pijen amerikane si të preferuarën e tyre gati në çdo provë, pavarësisht asaj që u shërbye. Pra shijues të vërtetë në këtë rast u konsideruan ata që lanë shijen dhe hundën të vendoste. Pavarësisht se shija amerikane mbizotëroi kur pija u shërbye në shishe qelqi gjysma tjetër zgjodhi njëzëri pijen që ishte në qelq, pavarësisht nëse kishte brenda lëng amerikan apo meksikan. Si rezultat i këtyre testimeve të bërë rezulton se duhet kujdesur më shumë për prekjen e shishes me buzët e konsumatorëve pavarësisht dallimeve të vogla në shije që mund të ketë lëngu.

Përmbledhtas mund të thuhet se: - Njerëzit preferojnë American Coke për shijen e mirë dhe aromën e saj. - Njerëzit preferojnë shishe qelqi më shumë se kanaçet vetëm e vetëm nga koncepti i prekjes. a.y/NOA

KOMENTE