English

Topalli pret gjimnazistët: Demokracia është vlerë universale

Tiranë, 14 shtator 2011, NOA – Kryetarja e Parlamentit zhvilloi sot një takim me nxënës të shkollave të mesme nga i gjithë vendi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, 15 shtatorit. Duke i’u përgjigjur interesit të të rinjve mbi demokracinë në vendin tonë, Topalli tha se demokracia për një shtet, për një komb dhe për një popull duhet të vlerësohet si një vlerë universale. Ajo vlerësoi reformat dhe ligjet që Parlamenti ka miratuar në këto vite, duke bërë që Shqipëria të vrapojë, duke bërë të mundur që në një kohë kur bota tronditej nga rreziku i falimentimit financiar, vendi të ishte një ndër të vetmit në Europë që shënoi rritje ekonomike. “Parlamenti është institucioni kyç, institucioni fondamental, në të cilin ngrihet shteti, në të cilin ngrihen dhe votohen institucionet e tjera. Edhe parlamenti edhe parlamentarizmi kanë sfidat e tyre, ka uljet dhe ngritjet e tyre, kjo është një përballje që ndodh çdo ditë për të mbrojtur vlerat universale. Ndërkohë që bota është në sfidën e krizës së borxheve, pas krizës financiare Shqipëria pavarësisht impaktit që ka pas në ekonomi kjo krizë globale nuk është në reçesion vazhdon me rritje ekonomike dhe kjo është meritë e prindërve tuaj”, u tha kryeparlamentarja të rinjve. a.q/NOA

KOMENTE