E mërkurë, 14 shtator 2011, NOA- Ambasadori i ri amerikan në Maqedoni Poll Uollers sot deklaroi se shpreson në ndonjë progres në kontestin me emrin, por paralajmëroi se procesi zgjat një kohë shumë të gjatë dhe se do të ishte shumë optimiste të thuhet se përparim do të arrihet gjatë disa ditëve ose javëve të ardhshme. Uollers, i cili mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga sekretariati për çështje evropiane dhe Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë kushtuar sfidave dhe perspektivave të sektorit medial në Maqedoni, tha se para ardhjes së tij në Maqedoni është takuar me ndërmjetësuesin e në kontestin Metju Nimic. "Fola me ambasadorin Nimic para se të vijë këtu. Ai mbetet i përkushtuar në procesin dhe vazhdon të jetë optimist se do të ketë lëvizje edhe pse një kohë të gjatë punon në të. Nuk dëshiroj të parashikoj se çka do të ndodh dhe nuk jam drejtpërdrejt i inkuadruar në proces", deklaroi Uollers, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se vallë pritet ndonjë përparim në zgjidhjen e kontestit me emrin të arrihet në takimet vijuese në Nju-Jork. Ambasadori amerikan i mohoi pohimet se SHBA-ja kryen presion ndaj palëve në kontestin për zgjidhje të çështjes."Nuk dua të them se po kryejmë presion. Po përpiqemi të këshillojmë, të ndihmojmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë", tha Uollers. E përsëriti qëndrimin e theksuar dje për çështjen për emrin, duke deklaruar se SHBA-ja mund të ndihmojë në tejkalimin e saj, por që Maqedonia dhe Greqia duhet ta sjellin zgjidhjen. (INA)/NOA