English

Zhaklin Kenedi, intervista: Martin Luter King ishte burrë i tmerrshëm

E mërkurë, 14 shtator 2011, NOA - 17 vite pas vdekjes, Zhaklin Kennedi, gruaja e ish presidentit të vrarë Xhon Kenedi vazhdon të habisë më deklaratat e saj. Në një intervistë e regjistruar vetëm me zë, në vitin 1963 tregon idetë e saj rreth personave që e rrethonin. Gjatë një bisede me një historian të Shtëpisë së Bardhë, Xheki Kenedi e ka cilësuar liderin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut Martin Luter King, një burrë të tmerrshëm. Ajo tregohet gjithashtu e ashpër edhe me zv. Presidentin në kohën e keneditit Lyndon Johnson. Ish zonja e parë e SHBA-së, ka kërkuar që intervista që ajo po jepte të transmetohej shumë vite pas vdekjes së saj. Në një rregjistrim prej 8 orësh, ajo rrëfen se si bashkëshorti i saj bënte shaka lidhur me kërcënimet për vrasje. Kenedi ka hapur zemrën me Arthur Schlesinger, në shtëpinë e saj në Teksas, 4 muaj pas vdekjes sërish presidentit. Xhakline kujton fjalët e ashpra që bashkëshorti bënte më numrin dy të presidecës Xhonson. "Kenedi më thoshte disa herë, o zot a mund ta imagjinosh se çfarë do ti ndodhte vendit nëse Jonson do të ishte president" thote Kenedi intervistë. Fjalë të ashpra vijnë edhe kundrej Martin Luter King. ish zonja e parë tregon se si kunati i saj prokurori i përgjithshëm në atë, Robert Kenedi, dhe ai i vrarë nga një atentat si i vëllai, i ka rrëfyer se si King kishte ardhur i dehur në funeralin e ish presidentit. "Ai bënte shaka me kardinalin e kishës dhe unë nuk mund të shoh një fotografi të Martin Luther King, pa menduar se sa njeri i tmerrshëm ishte ai", rrefen Kenedi. Intervista do jetë pjesë e librit, "Xhaklim Kenedy:Bisedat historike mbi jeten e John Kendedit" që do të publikohet këtë javë. a.q/NOA

KOMENTE