Durrës, 14 shtator 2011, NOA- Një sherr me të atin, ka degraduar më tej pasi një 30 vjeçar nga Durrësi nuk ka ditur si të nxjerrë inatin dhe ka shkatërruar banesën e babait. Alfred Doçi pak para mesnatës së djeshme, pasi kishte bërë një debat me prindërit e tij, ka “kursyer” dhunën ndaj prindërve dhe është shfryrë tjetër kund. Në acarim e sipër i riu ka shkatërruar çfarë i ka dalë përpara në shtëpinë e të atit, kryesisht orendi shtëpiake si televizor, frigorifer, dollap,etj. Ndërkaq i ati i gjendur ngushtë është drejtuar në dyert e policisë për të kërkuar ndihmë, ndërsa nga ana e uniformave blu nisi menjëherë hetimi për veprën penale të shkatërrimit të pronës. a.y/NOA