English

30 ditë burg për avokatin që kërcënoi gjyqtarin

Durrës, 15 shtator 2011, NOA - Gjykata e Durrësit ka lënë në burg, avokatin që kërcënoi një gjyqtarin me iniciale F. H 57 vjeç në qytetin bregdetar. Trupi gjykues ka vendosur 30 ditë burg avokatin Vangjel Muzinën, i cili akuzohet për kërcënim me telefon ndaj një gjyqtari, pasi ky i fundit kishte denoncuar të gjitha thirrjet fyese që kishin ardhur në emër të tij. Ndërkohë, gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar gjatë ditës së sotme në Durrës, avokati Muzina nuk e ka pranuar akuzën e ngritur kundër tij, duke theksuar se ishte i pafajshëm. Muzina ka deklaruar se përmes tij, gjykata kërkon të mbulojë ngjarjen e Vlorës, ku mbeti i vrarë gjyqtari Skerdilajd Konomi pak ditë më parë, si dhe gjithçka e ka cilësuar një inskenim politik. Gjyqtari kishte bërë kallëzim penal se ishte shqetësuar dhe kërcënuar për jetën, nëpërmjet një thirrje telefonike nga një numër telefonik dhe person i panjohur. Policia nisi menjëherë hetimet për të zbardhur vërtetësinë e denoncimit. Nga puna hetimore e këtij rasti, rezultoi se numri telefonik, nga ishte marrë thirrja i përkiste shtetasit Vangjel Muzina. Kërcënimi me telefon, mësohet se është kryer vetëm dy ditë pas ngarjes, që tronditi opinionin public në bulevardin e Vlorës, ku në një atentat mafioz u ekzekutuar gjyqari Skedilajd Konomi, 33 vjeç. a.q/NOA

KOMENTE