Durrës, 15 shtator 2011, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Hamallaj të Durrësit ku si rrjedhojë e tij një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit të qytetit. Sipas të dhënave paraprake mësohet se shkak për këtë bilanc ka qenë përplasja e një kamionçine me një makinë tip benz. Bëhet me dije se viktima është identifikuar si 75 vjeçari Bajram Anelli, ndërsa nuk saktësohet se në cilën prej automjeteve ndodhej, pasi viktima u gjet buzë rrugës. Lidhur me këtë ngjarje uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit. a.y/NOA