English

Alzheimer, tani në SHBA po kurohet me spray nazal

SHBA, 15 Shtator NOA - Lufta kundër sëmundjes Alzheimer mund të pasurohet me një armë të re: një spray nazal i insulinës që mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes dhe në disa raste, madje arrin ta bllokojë atë. Gjithçka ka ardhur si rrjedhojë e një studimi të kryer nga ana e Çështjeve të Veteranëve dhe Universitetit të Uashingtonit në Seattle, ku janë ekzaminuar dhe testuar me spray 104 vullnetarë të cilët ishin të prekur nga kjo sëmundje. Midis dy të tretave dhe tre të katërtave të kampionit janë vënë re shenja përmirësimi që u shënuan me shpejtësi dhe që patën ndikime në kujtesën verbale. r.b/NOA

KOMENTE