English

Australi, as meshkuj as femra, transvestitët do të shënohen me X në pasaportë

E enjte, 15 shtator 2011, NOA- Fitore e komunitetit të transeksualëve australian të cilët nga sot mund të zgjedhin të vendosin shenjën X në pasaportën e tyre, në vendin ku identifikohet seksi. Kështu është vendosur së fundmi nga qeveria australiane, e cila me këtë hap vendos që të ulë diskriminimin ndaj komunitetit transgenetik. Gjithsesi për të vendosur shenjën X në pasaportë duhet të paraqitet një certifikatë mjekësore. Ministri i Jashtëm Kevin Rudd u shpreh se nëpërmjet kësaj nisme i lehtësohet jeta këtij komuniteti si dhe evitohen problemet për personat transgenetik të cilët duan një dokument që pasqyron seksin e tyre. a.y/NOA

KOMENTE
  • Nusret Etemi21:33 - 15 Shtator 2011
    ket duhesh ta zhdukish nga toka.se mund te jet virus i kec