English

Dalin pamje nudo të Scarlett Johansson (FOTOT)

Los Angeles, 15 Shtator 2011 NOA - Aktorja e njohur Scarlett Johansson bëhet objekt i diskutimeve të shumta pasi një faqe interneti rozë publikoi para pak orësh foto nudo të saj. Bëhet fjalë për disa foto të cilat janë bërë nga vetë aktorja me celular. Besohet se një hacker ka arritur të marrë fotot nga celulari i saj dhe më pas i ka hedhur në internet tek faqja rickey.org. Në websitin e saj zyrtar, aktorja ka bërë të ditur se ka denoncuar publikimin e fotove nudo, tek zyrat e FBI duke kërkuar sqarime si u bë e mundur të përftohen fotot e saj private që ju shihni përbri këtij lajmi. FBI konfirmoi se ajo është duke hetuar jo vetëm mbi fotot e 26-vjecares por edhe mbi një seri materialesh, kryesisht foto dhe video të emrave të njohur që kanë denoncuar së fundi se u janë marrë nga hacker, përmes kompjuterave të tyre personalë apo celularit. Aktorja e njohur tek filmi “Lost in Translation” për momentin është duke riluajtur rolin në pjesën e dytë të filmit “Iron Man 2” dhe një rol të “Black Window” në një film të ri, që bazohet në striptizem. “Me pëlqen mundësia që do të luaj një super-heroinë që përfshinë në një mënyrë marifetet e dashurisë në ngjarje”, ka deklaruar ajo. Aktorja Scarlett Johansson është parë duke flirtuar me aktorin Justin Bartha.

Aktorja e filmit “Avengers” – e cila u shkurorëzua në fillim të këtij muaji me Ryan Reynolfs – ka përcjellë një dramë të Justin. “Kanë qenë rreth 15 njerëz në tavolinë, por Scarlett dhe Justin janë ulur pranë njëri-tjetrit dhe kanë biseduar gjatë gjithë natës”, thane burime prane aktores.

KOMENTE
  • pali usa02:11 - 15 Shtator 2011
    shum seksi uahhhhhhh