English

E zë korrenti, 3 vjeçarja betejë mes jetës dhe vdekjes

Fier, 15 shtator 2011, NOA- Një vajzë e vogël vetëm 3 vjeç është duke luftuar mes jetës dhe vdekjes. Vogëlushja e identifikuar si Xh.Dervishi ka qenë vetëm në shtëpi në kohën që ka qenë duke lozur dhe prej naivitetit dhe shkujdesjes, të miturën e ka zënë korrenti duke e çuar menjëherë në gjendje kome. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Zharrëz të Fierit, ndërsa të afërmit e vogëlushes sapo e kanë parë trupin e saj të shtrirë përtokë, e kanë dërguar menjëherë në drejtim të spitalit të Fierit ku sipas mjekëve është në gjendje kritike për jetën. a.y/NOA

KOMENTE