Shkodër, 15 Shtator 2011 NOA – Një burrë në moshë të thyer u gjet i vrarë mbrëmjen e sotme në afërsi të banesës së tij, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Ngjarja ndodhi në fshatin Reç të Malësisë së Madhe, qarku Shkodër. Viktima është një 77-vjeçar i cili mësohet se është vrarë me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së sotme, nga persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se vrasësi pasi është njohur nga viktima i tij, ka qëlluar atë për vdekje dhe më pas është zhdukur. Në vendngjarje janë një numër forcash policore që po përpiqen të zbardhin krimin dhe autorin. r.d/NOA