Romë 15 shtator 2011 - Ka humbur jetën në Marina di Carrara një emigrant shqiptar, i cili është djegur në banesën e tij. Ndue Nikolli, 49 vjeç, murator e baba i katër fëmijëve, është përfshirë nga zjarri pasi ka ndezur një furnelë me gaz, e cila me sa duket ka pasur një defekt, raporton faqja “Shqiptari i Italisë”. Ndoshta një derdhje gazi që ishte fatale për 49 vjeçarin, i cili ndodhej i vetëm në shtëpi kur ka ndodhur aksidenti. Njëri prej djemve të tij ka dëgjuar shpërthimin dhe është munduar të shpëtojë të atin. Por ndërkohë ai kishte ndërruar jetë.