Vlorë, 15 Shtator 2011 NOA – Është identifikuar ditën e sotme, personi që u gjet i vrarë dhe i groposur në afërsi të qytetit të Vlorës. Burime nga morgu i qendrës spitalore të Vlorës i thanë agjencisë NOA se viktima është Maringlen Tushaj, rreth 25 vjeç, lindur në Llakatund të Vlorës dhe banues në këtë qytet. I ndjeri ishte disa kohë emigrant në Gjermani ku dyshohet se ishte përfshirë në procedim penal. Familja e të ndjerit kishte kohë që e kërkonte jo vetëm përmes ndihmës që kërkoi nga policia por edhe me kërkesën që kishte bërë në emisione televizive në ndihmë të njerëzve të humbur. Trupi i të ndjerit u gjet para pak ditësh nga persona të rastësishëm. e.t/NOA