English

Kapen 3 shtetas të shpallur në kërkim

Tiranë, 15 shtator 2011, NOA – Mbrëmja e së enjtes ka qenë shumë e suksesshme për policinë e kryeqytetit. Krahas arrestimit të anëtarëve të një bande hajdutësh, aktorë të 20 vjedhjeve, uniformat blu i akne vënë prangat edhe disa persona të shpallur në kërkim prej kohësh. Sipas deklaratës zyrtare të drejtorisë së policisë së Tiranës, mbrëmë është arrestuar Rinor Sali Hajdari, 24 vjeç, banues ne Librazhd, i dënuar për veprën penale të “trafikim të lëndëve narkotike”. Kapja e tij u bë pasi dje në orën 15.10, nga Shërbimet e Institucionit të Ekzekutimeve te Vendimeve Penale “Ali Demi”, Tiranë, gjatë kontrollit të ushtruar të denuarit Rinor Hajdari, ju gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia prej 4 (kater) gram bimë narkotike e dyshuar e llojit “Cannabis Sativa”, në dy qese. Po dje, u realizua kapja e shtetasit në kërkim Endrit Arben Kotori, 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Prokuroria e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim”. Nga Komisariati i Policisë Nr.6 Tiranë u ndalua shtetasi në kërkim Egzon Hasan Kuca, 18 vjeç, banues në Babrru Tiranë. Edhe ky shtetas është dënuar për vjedhje në bashkëpunim, me 5 muaj burg. a.q/NOA

KOMENTE