English

KQZ zbardh votat e marra nga partitë më 8 Maj 2011

Tiranë, 15 shtator 2011, NOA - Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka certifikuar sot, pas me shume se 4 muajsh rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve vendore të 8 Majit. Miratimi u be vetëm me katër votat e komisionerëve të maxhorancës, pasi opozita e braktisi mbledhjen pas shumë debatesh. Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve vendore përfshin rezultatin e votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe komune, të cilët janë zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë në zonën zgjedhore përkatëse, numrin e votave të fituara nga secili subjekt në shkallë kombëtare, bazuar në numrin e votave të fituara nga çdo subjekt zgjedhor në votimin për këshillat e qeverisjes vendore. Në tabelën përfundimtare të procesit zgjedhor të 8 majit, janë të detajuara votat për secilën parti, koalicionet dhe bashkitë e komunat e fituara prej tyre. Sipas tabelës, në përfundim të të gjitha proceseve ankimore rezulton se: Koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike "Aleanca për Qytetarin", ka fituar zgjedhjet me 141.723 vota më shumë se koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste "Aleanca për të Ardhmen". Koalicioni i djathtë ka marrë 813.335 vota, ndërsa koalicioni i majtë ka marrë 617.612 vota. Përveç këtyre koalicioneve, 9 parti kanë garuar më vete, përfshi këtu Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar dhe në total ato kanë marrë 75.813 vota. Sa u përket përqindjeve të përllogaritura nga KQZ, koalicioni “Aleanca për qytetarin” ka fituar 51.77 për qind të votave të vlefshme në zgjedhjet e 8 majit, ndërsa koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” ka marrë 42.75 ose 9.02 për qind më pak. a.q/NOA

KOMENTE