E enjte, 15 shtator 2011, NOA- Forcat e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit kanë hyrë në Sirte nga jugu dhe perëndimi. Ky lajm u raportua i pari nga korrespodenti i Al Jazira por u konfirmua vetëm pak më parë edhe nga kanali Al Arabiya, sipas të cilit rebelët kanë hyrë në lagjen al-Zaafaran dhe në të gjithë zonën. Ndërkaq sipas NATO-s, rreth 15% e forcave të kolonel Geddafit janë ende në veprim. Sipas gjeneralit francez të aleancës së Atlantikut të Veriut, Vincent Tesniere, pjesa më e madhe e besnikëve të tij janë përqendruar në Tripoli, Sebha dhe në jug të Sirte. a.y/NOA