E enjte, 15 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Mbledhja e Këshillit Sindikal dhe Komisionit të Grevës lidhur me ecurinë e mëtejshme të minatorëve të Bulqizës ka vendosur që protesta të vijojë më tej ditën e hënë, madje të përshkallëzohet. Ky vendim është argumentuar nga ana e sindikatës si një hap i marrë pas një pritje të gjatë por pa u dhënë asnjë zgjidhje. Në vijim është shtuar se do bëhet e pamundura për tu evituar greva e urisë, pasi sipas minatorëve ky është një hap drastik. Sakaq pavarësisht premtimit të rritjes së rrogës nga ana e kompanisë ACR në masën 20% si dhe për përmirësimin e kushteve të punës, nga ana e minatorëve kërkohet largimi i drejtorit të minierës, pasi sipas tyre ai ka qenë përgjegjësi kryesor që degradoi situata deri në grevën e urisë. Menjëherë pas kësaj kompania ACR reagoi duke thënë se ndaj minatorëve janë plotësuar të gjitha kushtet dhe u është bërë thirrje që ata ti kthehen normalitetit. a.y/NOA