Kaliforni, 15 Shtator NOA - I dobët, i gjatë, bukurosh por me një pasion tepër të veçantë: Lady Gaga. Dhe kur pasioni bëhet aq i fortë fillon dëshira për tu bërë njësoj me idhullin. Modeli 25-vjeçar kalifornian Edward Vigiletti ka marrë vendimin për tu transformuar pikërisht si këngëtarja e tij e preferuar. Rezultati duhet thënë se është me të vërtetë mbresëlënës, kjo duke parë disa foto në të cilat është e vështirë të dallohet nëse është sozi apo jo. Modeli i ka kërkuar fotografit Ryan Burke që ta transformonte për një ditë në këngëtaren më transgresive të momentit. Bashkëpunimi mes Edward dhe Ryan duhet thënë se ka dhënë rezultate të pabesueshme. Në mënyrë të habitshme është e vështirë të dallohet origjinalja nga kopja që është bërë, pasi buzët janë të njëjta, prerja e syve, po ashtu dhe flokët. r.b/NOA