English

NATO, Rasmussen sot në Kosovë

Prishtinë, 15 shtator 2011, NOA – Vetëm 24 orë para të premtes së 16 shtatorit kur pritet që në dy vendkalimet në veri të Kosovës të vendosen doganierët kosovarë, mbërrin në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Lajmin e bëri publik mbrëmë zyra e shtypit pranë Aleancës së Atlantikut verior. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, sekretari Rasmussen pritet të takojë komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral-majorin, Erhard Drewz, kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, zëvendëskryeministrin Sllobodan Petroviç, ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku dhe përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare. Ai do të vizitojë edhe kontingjentet e forcave të NATO-s. Gjatë kësaj vizite në axhendë është parashikuar që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Hans Fogh Rasmussen të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. mit/NOA

KOMENTE