E enjte, 15 shtator 2011, NOA- Një zënkë banale menjëherë pasi futbollisti Thiago Silva kishte bërë një gol në ndeshjen e Champions League mes Milan dhe Barcelonës, bëri që një 38 vjeçar shqiptar të përfundojë në spital duke luftuar mes jetës dhe vdekjes. I plagosuri i cili mbështeste Barcelonën dhe një tifoz milanist i moshës 51 vjeçare Carmelo La Rosa nga Siçilia, u vërshua drejt tifozit kundërshtar duke e goditur furishëm me thikë. Pas kësaj shqiptari i plagosur i cili mban inicialet K.I u dërgua në gjendje të rëndë sepse thika e ka goditur në arterie. Ndërkaq në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë agjentët e Pescara-s, të cilët arrestuan direkt agresorin. Mësohet se të dy personazhet e ngjarjes njiheshin me njëri-tjetrin, ishin muratorë dhe punonin për të njëjtën firmë, por ndeshja ku bënin tifo për dy skuadra të ndryshme bëri që njëri të përfundojë në burg e tjetri në shtratin e lëngimit. a.y/NOA
Ndeshja Milan- Barcelona, shqiptari masakrohet me thikë në Itali
-
Petro Jazaj pitere11:15 - 16 Shtator 2011ngjarje te tilla nuke jane aspake llogjike; pore te ndodh nje gje e tille njeri ka humbure llogjiken; futebolli eshte gje e bukure duhete te kenaqemi pamvarsish kushe fitone; pere mendimine time paterioti jone nuke duhete te ishte kaqe shume fanatik pere barcen;sepseeshte skuader me simpatike pere shqipetaret eshte milani e jo barca;aq me keqe qe jetone dhe punone ne itali pore nuuke perjashtohete mundsia te kene pature ndonje problem tjeter dhe ja dhane zgjidhjene diten e ndeshjes
-
turi00:54 - 16 Shtator 2011shume e rende nuk mund ti imponohet askujt se me ke eshte tifoz cdo kush mund te jete tifoz me qte qe deshiron uroj te sherohet sa me shpejt bashkekombasi jone....
-
toni23:55 - 15 Shtator 2011shqiptari nuk ka pasur nevoj te jet tifo i barcelones pasi qe jetonte dhe punonte ne itali pastaj duke ditur qe milan eshte nje skuader e fort dhe mund te shenoj ne minuten e fundit pastaj barcelona e spanjes eshte nje vend qe nuk e nje akoma kosoven si shtet megjithate eshte mendim e selici person