English

Parashikimi i motit për 16 shtator 2011

Tiranë, 15 shtator, NOA - Sipas MeteoAlb edhe nesër (16 shtator) vendi ynë do të mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike. Kthjellimet do të jenë dominuese kryesisht në ultësirën perëndimore dhe zonën bregdetare. Ndërsa serish zonat malore do të jenë të rrezikuara nga vranësira dhe shira të dobët e të izoluar. Edhe gjate pjesës së dytë të ditës bregdeti dhe zonat e ulëta do të mbeten me mot të kthjellet duke lënë zonat malore me vranësira dhe shira të dobët. Gjatë natës parashikohet shtim i vranësirave dhe shirave në të gjithë zonën malore lindore. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të ruajë vlera konstante në të tyre në të gjithë vendit. Era do të fryje mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h dhe drejtim Jugperendimor, ndërsa në Adriatik dhe Jon do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë. Europa Nesër, Europa veriore dhe verilindore do të ndodhen në kushtet e motit të paqëndrueshem, pasi vranësirat dhe shirat do të jenë prezent gjatë gjithë ditës. Shira më të dendur do të bien në Ishujt Britanikë dhe në Rusi. Po ashtu vranësira dhe shira të dobët do të ketë në një pjesë të Europes Jugperendimore dhe zona e Alpeve, ku në këto zona nuk do të mungojnë edhe kthjellimet e herë pas hershme, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbetet me kthjellime. Në këto kushte do të ndodhet Europa qendrore, Rajoni i Mesdheut dhe Europa Lindore. Ngjarje ekstreme në Europë: Ishujt Britanikë do të rrezikohen për shira intensive dhe temperatura të ulëta, Rusia do të mbetet me shira intesive dhe stuhi ere. Ndërsa Zona e Alpeve do të mbetet me shira dhe shkarkesa rrufesh. a.k/NOA

KOMENTE