English

Pasqyra e shtypit, 15 shtator 2011

Tiranë, 15 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 15 shtator 2011.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Rama-Berisha, ironi në festën gjermane”. Tituj të tjerë të faqes së parë: “Gjykata rikthen në qeli gardistin e zjarrit”; “SHBA, Arvizu: Vrasja e tmerrshme. Policia dhe spitali, përse nuk e ndihmuan dot gjyqtarin Konomi”; “Mungesa e ujit në Tiranë, shfaqen autobote me pagesë”; “Peshkaqenët, përse duhet t’i shpëtojmë këto qenie”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës: “Vodhën 5 milionë. Luftë me grabitësit në kazino, plagoset polici”. Faqja e parë e gazetës vijon me titujt: “Batutat mes Berishës dhe Ramës, dështon nisma e ambasadores gjermane për shtrëngim duarsh”; “KQZ, Rezultatet zyrtare: E djathta mori 141 mijë vota më tepër”; “Opinion nga Armand Shkullaku: Kursi i ri në duart e Berishës”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Rama: Opozita më e dobët dhe më e pakët në numër”. Në faqen e parë gjeni argumentet e tjerë: “Ndoka: Rama plan për të shkatërruar zgjedhjet e 2013-ës”; “Unanimiteti: Rama tërbohet pse deputetët e PS votuan Kodin rrugor”; “Del vendimi për masterat, të gjitha kategorutë dhe tarifat për 6700 kuota”; “QSUT dhe rrethe. Rriten pagat për mjekët dhe infermierët, tabelat e plota”; “Heqja e doganës importohen 2 mijë makina në 20 ditë”; “Pagjumësia, cilat janë efektet e paparashikuara”; “Menopauza si vjen dhe si duhet parashikuar”.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor: “Zbulohen dy kallëzimet. Si lindi konflikti mes Konomit dhe Toptanëve”. Tituj të tjerë të faqes së parë: “Del rezultati zyrtar i zgjedhjeve, PS 101 873 vota më shumë se PD”; “Luftë para kazinosë, Plagoset polici dhe dy grabitës”; “Opinion nga Preç Zogaj: Kush e rrahu shamikuqen e Kamzës”; “Sa do të jetë rritja e pagave për 11 mijë punonjës të spitaleve”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “3 javë para vrasjes. Pronat, vendimi i gjyqit pro “Toptanasve”. Në vijim argumentet: “Intervista, Paloka: Ndryshime në qeveri, ca ministra po bëhen të bezdisshëm. Të ndahen postet partiake nga ekzekutivi”; ndërsa në suplementin e fundit summer pages veçojmë: “Artiola Toska: Për herë të parë në skenë te lapidari i Mine Pezës”; “Si ia shpjegon Genc Pollo vajzës së madhe, ligjin e gravitetit”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE