English

Piratët sekuestrojnë anijen qipriote, e çojnë në një vend të panjohur

Cotonou-Benin, 15 shtator 2011, NOA – Një grup personash të armatosur sekuestruan mbrëmë një anije luftarake çisternë me flamur qipriot në brigjet e Benin në Afrikën Perëndimore. Anija qipriote kishte 23 anëtarë të ekuipazhit në bord. Lajmin e bëri publik për mediat enti detar ndërkombëtar. “Persona të armatosur u ngjitën në bordin e anijes rreth 62 milje në juglindje të portit të Cotonout dhe e sekuestruan me dhunë anijen”, lajmëroi drejtuesi i entit detar, Cyrus Mody. Ai bëri me dije se personat e armatosur e çuan anijen në një vend të panjohur. mit/NOA

KOMENTE