Fier, 15 shtator 2011, NOA – Policia e Fierit ka identifikuar njeriun, i cili ka plagosur me mjete të mprehta një 18 vjeç. Rreth orës 13.30, të mesditës së sotme, është shoqëruar pranë Spitalit Rajonal të qytetit të Fierit, i plagosur me mjete të mprehta, shtetasi Dritan B. 18 vjeç,banues në Ballsh. Shërbimet e Policisë të Komisariatit në Mallakaster, bënë të mundur menjëherë identifikimin dhe shoqërimin në ambjentet e Komisariatit të autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin Isa Malaj,40 vjeç,banues në Ballsh. a.q/NOA