Fier, 15 shtator 201, NOA – Një 55-vjeçar nga fshati Topojë i Fierit është arrestuar pasi kanosi me armë gjahu për hakmarrje një 49-vjeçar. Personi i arrestuar është Ligor Nasi Gjeçi, banues në fshatin Topojë të rrethit të Fierit. Ai u arrestua pasi qëlloi një herë në ajër me dashje duke plagosur me çifte shtetasin me iniciale Palush S., i cili pasi mori mjekimin e nevojshëm u largua për në banesën e tij. Ngjarja ndodhi të mërkurën rreth orës 16.30, në vendin e quajtur Topojë në Fier. Pas sekuestrimit të armës së gjahut teke, u prangos edhe autori i plagosjes Ligor Gjeçi me akuzën e kanosjes serioze për hakmarrje apo gjakmarrje; mbajtje pa leje të armëve të gjahut e sportive dhe plagosje të lehtë nga pakujdesia. mit/NOA