Tiranë, 15 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Në prokurorinë e Tiranës mbërriti sot një tjetër padi për deputetin socialist, Sajmir Tahiri, e dyta brenda pak ditësh. Pas Olldashit, këtë herë ka qenë ministri i bujqësisë Gne Ruli i cili e ka paditur deputetin për shpifje. Në padinë e tij, ministri Ruli citon se deklaratat e deputetit socialist synojnë të dëmtojnë reputacionin e vetë Rulit.
Dy ditë më parë, deputeti socialist Tahiri gjatë fjalimit të tij në Kuvend, akuzoi ministrin Ruli se, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë ministër ekonomie, ka shkelur ligjin duke mos lejuar investimet në minierat shqiptare. a.q/NOA