English

Zbardhen 20 vjedhje në Tiranë. Goditet grupi kriminal, anëtare një femër

Tiranë, 15 shtator 2011, NOA – Policia e Tiranës flet për operacionin e mbrëmshëm pranë pazarit të ri në Tiranë ku u godit grupi kriminal i vjedhjeve me armë të lojrave të fatit dhe kazinove në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë. Ka qenë kryepolici i Tiranës Saimir Muça i cili bëri me dije rezultatet e operacionit të koduar ‘Pritja e gjatë”. Gjatë shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur shtetasit Bejo Pasha dhe Niklovan Curaj si dhe një punonjes i policisë i Forcave Speciale Operacionale. Qëllimi i operacionit policor ishte kapja në flagrancë e grupit kriminal të përbërë prej 6 personash, të cilët kishin planifikuar vjedhjen me armë të rradhës në Tiranë, në afërsi të sheshit “Avni Rustemi”. Gjatë zhvillimit të operacionit për kapjen dhe arrestimin e tyre në flagrancë, strukturat e policisë kanë ndërhyrë me thirrjet “Ndal Policia” në momentin kur autorët kishin realizuar vjedhjen me armë dhe ishin duke dalë jashtë sallës së lojrave të fatit Apex në rrugën “Luigj Gurakuqi” të maskuar dhe të armatosur.

Menjëherë pas thirrjeve të qarta të policisë shtetasit Bejo Pasha dhe Niklovan Curaj janë përgjigjur duke qëlluar me armë në drejtim të forcave të policisë, e cila ka reaguar për neutralizimin dhe kapjen e autorëve. Gjatë shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur shtetasit Bejo Pasha dhe Niklovan Curaj si dhe një punonjes i policisë i Forcave Speciale Operacionale. Në përfudnim të këtij operacioni nga Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është bërë dokumentimi i veprës dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit :

Bejo Haxhi Pasha, 24 vjec, lindur dhe banues në Tepelenë. Niklovan Reis Çuraj, 25 vjec, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje Jonida Reis Çuraj, 21 vjec, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, Ani Xhevdet Rrapa, 23 vjec, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, Ilirjan Nazif Ilnica, 20 vjec, lindur dhe banues në Peshkopi, Jedmir Bujar Elmazi, 20 vjec, lindur dhe banues në Peshkopi,

Në vendngjarje janë sekuestruar me cilesinë e provës materiale : Një pjesë predhe metalike, armë zjarri pistoletë e prodhimit italian, një armë pistoletë e llojit Makarov, si dhe një sërë sendesh maskuese, të cilët kanë shërbyer për të fshehur identitetin e autorëve. U sekuestrua edhe një automjet me targë TP 2684 B Po ashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Niklovan Çurraj, u gjetën dhe sekuestruan rroba të perdorura në disa vjedhje me armë, një pistoletë e prodhimit italian, automjeti i markes Wolksvagen Golf III me targë SH 5044 D . Shtetasit Bejo Pasha i është gjetur në xhep shuma e lekëve të vjedhura prej 2 milion e 457 mijë lekë të vjetra, 100 euro si dhe 3 telefona celularë, dy prej te cilëve te vjedhur në sallën e lojrave tëe fatit. Nga hetimet disa mujore të zhvilluara nga strukturat e Hetimit të Krimit në bashkëpunim me Prokurorinë, janë zbardhur dhe dokumentuar 20 vjedhje me armë të kryera nga ky grup kriminal, si vijon : Më datë 31 Janar 2011, në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë, kanë vjedhur me armë lokalin e lojrave të fatit ”4 shtatat”. Më datë 25 Shkurt 2011, në rrugën e Kavajes, kanë vjedhur me armë lokalin e lojrave te fatit “Çezar”. Më datë 09 Mars 2011, në rrugën “Muhamet Gjollesha” kanë vjedhur me armë lokalin e lojrave te fatit “Admiral”. Më datë 10 Mars 2011, në rrugën “Muhamet Gjollesha” kanë vjedhur me arme pikën e lojrave të fatit në pronesi të shtetasit E.M. Më datë 03 Maj 2011, në rrugën “Sulejman Delvina” kanë vjedhur me armë super market “EuroMax”. Më datë 09 Maj 2011, në rrugën “Komuna e Parisit” kanë vjedhur me armë lokalin e lojrave te fatit, në pronësi te shtetasit S. L. Më datë 09 Maj 2011, në rrugën “Teodor Keko” kanë vjedhur me armë, super market “Neziri” në pronesi të shtetasit N.H, Më datë 22 Maj 2011, në rrugën “Teodor Keko” kanë vjedhur me armë super market “Neziri” në pronesi te shtetasit N. H. Më datë 28 Maj 2011, ne rrugen “Teodor Keko” kane vjedhur me arme lokalin eurolloto me pronesi te shtetasit A.D. Më datë 20 Qershor 2011, ne rrugen “Komuna e Parisit”, kane vjedhur me dhune super market “Mercator”, Më datë 27 Qershor 2011, ne bulevardin Zogu I kane vjedhur me dhune lokalin e lojrave te fatit, APEX, Më datë 13 Korrik 2011, ne rrugen “Teodor Keko”- Unaza e Re kane vjedhur me dhune karburant Alpet. Më datë 19 Korrik 2011, ne rrugen Komuna e Parisit kane vjedhur me arme super market Mercator. Më datë 23 Korrik 2011, ne bulavardin Zogu i I kane vjedhur me arme lokalin e lojrave te fatit APEX, ne pronesi te shtetasit L.V.. Më datë 07 Gusht 2011, ne afersi te gjimanzit Qemal Stafa, kane vjedhur me arme shtetasin E. K. Më datë 21 Gusht 2011, ne rrugen e Kavajes kane vjedhur me arme lokalin “Zgara Korca” me te demtuar shtetasin L. K. Më datë 22 Gusht 2011, ne afersi te spitalit ushtarak kane vjedhur me arme supermarketin ne pronesi te shtetasit T. F. Më datë 27 Gusht 2011 rreth ores 22:30 ne rrugen Don Bosko kane vjedhur me arme lokalin e lojrave te fatit Apex. Më datë 02 Shtator 2011 rreth ores 21:36 min ne rrugen Pandi Dardha kane vjedhur me arme super market KMY. Puna hetimore në drejtim të kronologjisë së vjedhjeve me armë të kryera nga ky grup kriminal, vazhdon në kohë mbi dokumentimin edhe të ngjarjeve të tjera të realizuara prej tyre, hetim i cili është i shtrirë në disa qytete të Shqipërisë. a.q/NOA

KOMENTE