English

AK: Kushtetuesja mbrojti sovranitetin e vendit

Tiranë, 16 shtator 2011, NOA- Aleanca Kuq e Zi ka përshëndetur sot vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese për ligjin rregjistrimin e popullsisë. Të vendosur përpara Kryesisë së Kuvendit përfaqësues të AK-së u shprehën se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndau drejtësinë nga padrejtësia, integritetin nga servilizmi dhe kuqezinjtë nga faqezinjtë. Sipas Aleancës Kuq e Zi Kushtetuesja e tha fjalën e saj mbi këtë çështje, duke rrëzuar dispozitat që përcaktojnë procedurat e ndryshimit të kombësisë në ligjin e gjendjes civile. Përfaqësuesi i kësaj Aleance Endrit Shabani i kërkoi Qeverisë që të tëhiqet nga regjistrimi etnik i popullsisë, pasi Kushtetuesja mbrojti sovranitetin e vendit. "Vendimi i Gjykatës Kushtetuese sot legjitimoi nismën dhe aksionin e Aleancës Kuqezi dhe tregoi se beteja jonë nuk është vetëm kombëtare por edhe Kushtetuese, pikërisht për arsyen se roli i Kushtetutës është që të mbroj interesin kombëtar. Por gjithashtu vendimi i Gjykatës Kushtetuese delegjitimoi edhe Kuvendin e Shqipërisë, i cili për faqe të zezë ka votuar ligje antikombëtare dhe antikushtetuese”, u shpreh Shabani. a.y/NOA

KOMENTE