Bulqizë, 16 shtator 2011, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës ku si rrjedhojë e tij ka mbetur i vdekur një kalimtar. 43 vjeçari Qemal Koçi është dërguar me urgjencë në spital por si rrjedhojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen në duart e bluzave të bardha. Sipas të dhënave paraprake thuhet se në momentin e ngjarjes Koçi ka qenë duke kaluar rrugën teska një makinë e cila ecte me shpejtësi të madhe e ka përplasur. Lidhur me këtë ngjarje uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. a.y/NOA