English

Aksidenti, dy të vdekur dhe tre të plagosur, arrestohet drejtuesi i kamionçinës

Durrës, 16 shtator, NOA – Një 21 vjeçar është arrestuat dje në Durrës pasi është përgjegjës për një aksident rrugorë me pasoj vdekjen e dy personave. Personi i arrestuar është Shkelzen Hoxha, banues ne fshatin Hamallaj të Durrësit. Aksidenti ka ndodhur në dje rreth orës 18.20, në segmentin rrugor Hidrovor-Sukth. Hoxha ka qenë në drejtimin e mjetin kamionçinë me targa VC 601 758, është përplasur me një autoveturën tip “Matiz” me targa DR7381E. Por aksidenti nuk ka mbaruar me kaq. Më pas kamionçina ka dalë në bankinën e krahut të kundërt të rrugës dhe ka përplasur këmbësorët që po lëviznin në të. Nga përplasja ka gjetur vdekjen shtetasi Bajram Anelli, 70 vjeç, banues në fshatin Hamallaj. Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja ka gjetur vdekjen disa orë më vonë në këtë spital edhe 49-vjeçari Ali Burimi, banues ne Hamallaj. Ndërkoh që katër të dëmtuarit e tjerë janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Personat plagosur janë; Gezim Nano, 45 vjeç, banues ne Hamallaj. Xhevit Xhija, 60 vjeç, banues në fshatin Kuçok, Manëz të Durrësit, i cili udhëtonte si pasagjer në mjetin me targa DR7381E dhe Xhemali Cullhaj, 63 vjeç, banues ne Hamallaj. Ndaj 21 vjeçarit ka nnosur procedimi penal. a.k/NOA

KOMENTE