Peqin, 16 shtator 2011, NOA - Dy efektivë policie janë plagosur paraditen e sotme pasi fuoristrada me të cilën udhëtonin është përplasur nga një makinë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë së qarkut, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, janë përplasur me njëra-tjetrën dy mjete, ku nje mjet i përkistë Drejtorisë Policisë së Qarkut Elbasan dhe tjetra i përkiste një shtetasi me banim në Tiranë. Mjeti tip Benz me targa TR 6293 J, me drejtues shtetasin A.Braha, vjec 45, banues në Tiranë, është përplasur me mjëtin Mitsubishi me targa Policia 0333, me drejtues punonjësin e Drejtorisë së Policisë Qarkut Elbasan, shtetasi Q.M, vjeç 36, me banim në Elbasan. Të dy shtetasit u dërguan në spital dhe pas marrjes së mjekimit kanë dalë nga spitali drejt banesave të tyre. Shtetasi A.Braha, do të proçedohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. a.q/NOA