Sarandë, 16 shtator 2011, NOA- Një 45 vjeçar nga qyteti i Sarandës ka ngelur i asfiksuar në pus, duke gjetur për pasojë edhe vdekjen. Viktima ëshët identifikuar si Pajtim Elmazi, i cili ka qenë në pus bashkë me dy vëllezërit e tij Fitimtar dhe Agush Elmazi të cilët ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Mësohet se në kohën e ngjarjes 3 vëllezërit ishin duke hapur një pus për të nxjerrë ujë në një fshat të Sarandës, por njëri prej tyre nuk ka mundur të dalë dot i gjallë. a.y/NOA