Barcelonë, 16 Shtator NOA - Barcelona është një makinë e vërtetë parash. Krahas titullit si klubi më i fortë në mbarë botën skuadra spanjolle kryeson klasifikimin dhe në aspektin e përfitimeve financiare. Faktikisht, ndërkohë që formacioni i Guardiolës vazhdon të grumbullojë trofe në mënyrë të përsëritur, klubi i presidentit Sandro Rosell ka mbyllur çështjen e të ardhurave me një fitim total prej 473.4 milionë euro. Barça në këtë mënyrë është klubi numër një në historinë e futbollit si rrjedhojë e parave të fituara brenda një sezoni të vetë. Një rekord ky me të vërtetë për tu shënuar në guinness. Një ndikim tepër të fuqishëm në këtë përfitim kolosal të ardhurash, siç shkruhet në të përditshmen sportive “Marca”, ka pasur fitimi i Ligës së Kampionëve i sezonit të kaluar dhe akordi i arritur për sponsorizim me “Qatar Foundation”. r.b/NOA