English

Emigrant në Itali, vdes nga shpërthimi i gazit babai i 4 fëmijëve

E premte, 16 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një murator shqiptar i moshës 49 vjeçare ka gjetur vdekjen sot në Itali. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Itali në banesën e viktimës, i cili u gjet i karbonizuar në Marina di Carrara. 49 vjeçari kishte ndezur furnelën e gazit për të përgatitur mëngjesin, kur u përfshi nga një shpërthim i fuqishëm i kësaj të fundit. Sipas grupit hetimor i cili mbërriti në vendngjarje, thuhet se shkak për këtë incident të ketë qenë një rrjedhje gazi, ku në momentin që i është vënë zjarri furnelës, ai ka rezultuar fatal. Viktima i cili ishte i martuar dhe kishte 4 fëmijë, në momentin e tragjedisë ndodhej i vetëm në shtëpi. a.y/NOA

KOMENTE